TikTok ka gjurmuar përdoruesit e aplikacionit

Teknologji

TikTok ka gjurmuar përdoruesit e aplikacionit

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Wall Street Journal raportoi një informacion që turbulloi edhe më shumë të ardhmen e TikTok-ut.

Sipas analizës së WSJ (Wall Street Journal), disa versione të TikTok-ut nga 2018 deri në 2020 kishin grumbulluar sasi të pazakonta informacioni.

Tutje, WSJ thotë se deri vitin e kaluar TikTok kishte përdorur një problem të njohur sigurie në Android për të anashkaluar mbrojtjet e sistemit operativ që pengonin gjurmimin e përdoruesve përmes adresave MAC.

Ndërsa, kodi MAC indentifikon një pajisje në rrjet dhe zakonisht është i pandryshuar dhe mund të gjurmohet edhe nëse përdoruesit shfrytëzojnë llogari të ndryshme në të njëjtën pajisje duke krijuar ID e një personi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat