“Thashetheme” për datën e vënies në shitje dhe çmimit të PS5

Teknologji

“Thashetheme” për datën e vënies në shitje dhe çmimit të PS5

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 10:56
Foto Ilustrim

Data dhe çmimi i lëshimit PS5 sapo ka dalë së bashku me ato të aksesorëve të tij.

PS5 nisë këtë nëntor dhe po afrohet shpejtë, dhe ne jemi ende duke pritur që Sony të zbulojë zyrtarisht çmimin, datën e saktë të lëshimit, dhe para-porositjet për konzolen e ardhshme të PS5.

Ka thashetheme se para-porositë do të hapen muajin tjetër, më 9 shtator, për të përkuar me 25 vjetorin e markës PlayStation, por asgjë nuk është paralajmëruar ende zyrtarisht.

Një foto që ka qarkulluar në mediat e huaja tregon çmimin dhe daten e lëshimit të PS5, por që ende nuk është zyrtare nga PlayStation.

Sipas uebfaqes kineze MyDrivers, PS5 është planifikuar të nisë globalisht më 20 nëntor, por në Japoni është planifikuar të nisë më herët, saktësisht më 14 nëntor.

Vetë tastiera PS5 ka një çmim prej 449 dollarë.

Sigurisht, këto ende mbesin thashetheme, por që nentori duket se do të jetë muaji kur konzola e re e PS5 do të fillojë zyrtarisht shitjen. 

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat