Bezos mendonte se Amazon ishte një biznes i dështuar kur e themeloi

Teknologji

Bezos mendonte se Amazon ishte një biznes i dështuar kur e themeloi

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 20:21
Bezos

Falë suksesit të Amazon, CEO i kompanisë Jeff Bezos sot është njeriu më i pasur në botë me pasuri që i kalon 207 miliardë dollarët sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Por kur nisi gjithçka në 1994, Bezos mendonte se ishte një biznes i dështuar.

“Mendoj se ekziston një shans 30% për të ndërtuar një kompani të suksesshme me Amazon,” tha Bezos gjatë një interviste në 2000.

Në fakt Bezos u kishte thënë prindërve, të cilët i dhanë afro 250 mijë dollarë për të ndërtuar biznesin në 1995,” se me shumë gjasa do të humbisnin të gjithë investimin e tyre.

Themelimi i Amazon ishte një bast për Bezos. Ai la një punë stabile në një fond financimi në Nju Jork dhe u zhvendos në Seattle për të nisur Amazon nga garazhi i tij në një kohë kur shumica e njerëzve nuk dinin çfarë është interneti.

Edhe pse prindërit e Bezos ofruan mbështetje financiare, ata ishin të shqetësuar edhe për vendimin e tij për të lënë punën. Nëna e tij Jacklyn Bezos e kishte paralajmëruar për këtë.

Në fund çdo gjë funksionoi për Bezos. Amazon doli publikisht në 1997 ndërsa sot ka një vlerë tregu prej 1.7 trilionë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat