Apple Watch 6 vjen me një sensor për monitorimin e shëndetit

Teknologji

Apple Watch 6 vjen me një sensor për monitorimin e shëndetit

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 15:14
Apple Watch

Si ta përmirësoni një produkt tashmë të shkëlqyer si Apple Watch 5? Apple mendon se kjo gjë arrihet duke ofruar një varietet ngjyrash, dhe duke implementuar një sensor i cili monitoron oksigjenin në gjak.

Apple Watch 6 kushton 399 dollarë dhe u prezantua mbrëmjen e 15 Shtatorit duke sjellë të gjitha inovacionet që kompania ka punuar vitet e fundit.

Sensori i ri e bën një mjet akoma edhe më të fortë shëndeti. Ora del në shitje të Premten më 18 Shtator.

Nëse keni pritur një ridizajnim të plotë, jeni pafat. Apple do të ruajë dizajnin që u zbulua me Apple Watch 4. Tani mund të zgjidhni prej ngjyrave të reja si alumin blu, çelik i artë, çelik grafit dhe alumin i kuq.

Apple thotë se sensori i ri mund të kontrollojë oksigjenin në gjak në vetëm 15 sekonda. Kontrollin e bën vazhdimisht edhe kur jeni në gjumë.

Por nuk është i vetmi përmirësim. Apple Watch 6 fuqizohet nga një çip S6 i cili është më i shpejtë dhe efikas. Kompania thotë se ora karikohet 20% më shpejtë, ka mbështetje për rrjetet 5G Wi-Fi dhe oforn ekran always-on i cili ka 2.5 herë më shumë shkëlqim.

Sipas Apple, ora ka materiale të riciklueshme si alumin dhe tungsten.

Së bashku me Watch 6 Apple lançoi Fitnes+, një shërbim fitnesi që do të kushtojë 10 dollarë në muaj. Ata që blejnë orën përfitojnë 3 muaj falas.

Nëse nuk kërkoni sensorin e monitorimit të oksigjenit, Apple do të shesë edhe Apple Watch SE me çmim 279 dollarë i cili ka specifikat dhe harduerin e flagshipit. Së fundi Apple Watch 3 do të qëndrojë edhe për ca kohë dhe të shitet për 199 dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat