SHBA do të ndalojë shkarkimin e dy aplikacioneve kineze

Teknologji

SHBA do të ndalojë shkarkimin e dy aplikacioneve kineze

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 06:47
Ilustrim

Departamenti amerikan i Tregëtisë tha se do t’i ndalojë njerëzit në Shtetet e Bashkuara që të shkarkojnë aplikacionet WeChat dhe TikTok që janë nën pronësi të firmave kineze, duke filluar nga 20 shtatori.

Zyrtarët e këtij departamenti thanë se ndalimi i shkarkimit të TikTok-ut ka ende mundësi të kthehet mbrapsht nga Presidenti Donald Trump para se të hyjë në fuqi të dielën, ndërsa kompania që e ka në pronësi, ByteDance, vazhdon përpjekjet për të realizuar një marrëveshje lidhur me të ardhmen e operacioneve të saj në Shtetet e Bashkuara.

ByteDance është në bisedime me korporatën Oracle dhe kompani të tjera për të krijuar një kompani të re, TikTok Global, që synon t’u japë përgjigje shqetësimeve amerikane lidhur me sigirinë e të dhënave të përdoruesve. ByteDance gjithsesi do të ketë nevojë për miratimin e Presidentit Trump për të hequr ndalimin në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët e Departamentit të Tregëtisë thanë nuk do të ndalojnë transaksione të mëtejshme teknike për TikTok-un deri më 12 nëntor, gjë që i jep kompanisë më shumë kohë për një marrëveshje të mundshme për operacionet në Shtetet e Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat