Një teknikë përgjimi e hakerëve Iranianë kalon çdo imagjinatë

Teknologji

Një teknikë përgjimi e hakerëve Iranianë kalon çdo imagjinatë

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Nuk është sekret fakti se disa shtete, veçanërisht aty ku mungon demokracia dhe rendi i ligjit, po përpiqen të përgjojnë qytetarët e tyre por një tentativë e zbuluar së fundi kalon çdo imagjinatë.

Check Point Research ka zbuluar një sulm nga një grup Iranian hakerësh të cilët kishin vënë në shënjestër kundërshtarët politikë të regjimit duke zhvilluar maluerë në Android që vjedhin kodet e verifikimit me dy faktorë.

Dhe nuk është maluerë që sulmon vetëm një shërbim por disa shënjestra si Google, Telegram dhe shërbime të tjera madhore.

Hakerët përdorin një trojan phishing për të marrë kredencialet dhe më pas i provojnë me sajte reale. Nëse viktima ka verifikim me dy faktorë, malueri intercepton mesazhe SMS duke dërguar një kopje tek hakerët.

Malueri mund të grumbullojë informacione të kontaktit, mesazhe me tekst e madje regjistrime audio por kryesisht është ndërtuar për të thyer verifikimin me dy faktorë.

Ekzistenca një malueri të tillë nxjerr në pah rëndësinë e përdorimit të sistemeve të verifikimit që shmangin SMS. Megjithatë SMS është më mirë sesa asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat