Intel merr licencat nga SHBA për të furnizuar Huawei

Teknologji

Intel merr licencat nga SHBA për të furnizuar Huawei

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 09:59
Foto Ilustrim

Intel Corp INTC.CO ka marrë licenca nga autoritetet amerikane për të vazhduar furnizimin e produkteve të caktuara për Huawei Technologies [HWT.UL], tha të martën një zëdhënës i kompanisë.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, me raportet SHBA-Kinë në më të këqijat e tyre në dekada, Uashingtoni ka shtyrë qeveritë anembanë botës për të refuzuar Huawei, duke argumentuar se gjiganti i telekomunikacioneve do t’i dorëzonte të dhëna qeverisë kineze për spiunazh.

Dhe që nga 15 shtatori, janë ndaluar kompanitë amerikane të furnizojnë ose servisojnë Huawei.

Por këtë javë, gazeta China Securities Journal e mbështetur nga shteti tha se Intel kishte marrë leje për të furnizuar Huawei.

Huawei, themeluar në vitin 1987 nga një ish-inxhinier në Ushtrinë Çlirimtare të Popullit të Kinës, mohon se ka spiunuar për Pekinin dhe thotë se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të shpifin sepse firmat perëndimore po mbesin prapa në teknologjinë 5G.

Në atë që disa vëzhgues e kanë krahasuar me garën e armëve të Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara shqetësohen se dominimi 5G do t’i jepte Kinës një avantazh që Uashingtoni nuk është i gatshëm të pranojë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat