TikTok: Si po reagojnë përdoruesit e aplikacionit pas vendimeve të Trump

Teknologji

TikTok: Si po reagojnë përdoruesit e aplikacionit pas vendimeve të Trump

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 09:22
TikTok

Përdoruesit dhe krijuesit e TikTok po reagojnë kundër vendimeve të Trump për bllokimin e aplikacionit.

Përdoruesit të cilët tanimë e kanë të shkarkuar aplikacionin do të jenë në gjendje ta përdorin akoma, TikTok do të bllokohet plotësisht më 12 nëntor.

Presidenti Trump kohët e fundit ka marrë vendime të shumta në lidhje me aplikacionin TikTok, arsyeja është sepse ai shpreh shqetësimin që aplikacioni rrezikon sigurinë e të dhënave personale të përdoruesve në Shtetet e Bashkuara.

Përdoruesit e shumtë të aplikacionit nuk ishin të kënaqur me vendimet e Trump, kjo sepse nuk do ju lejojë përdorimin e aplikacionit më të përfolur dhe të popullarizuar në botë.

Shumica nga ta thonë që bllokimi i aplikacionit nuk ishte arsyeja e mbrojtjes së të dhënave. Thjesht Trump nuk dëshiron ta mbështes TikTok-un.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat