Nokia 8.3, për shkak të performancave pritet të jetë një nga më të mirët që do t’i bëjë ballë rrjetit 5G

Teknologji

Nokia 8.3, për shkak të performancave pritet të jetë një nga më të mirët që do t’i bëjë ballë rrjetit 5G

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 14:04
Nokia

Nokia 8.3 5G nuk do të jetë ndonjë befasi për adhuruesit e Nokia, sepse ofron vlera të mira për një çmim të volitshëm. 

Sipas mediave të huaja, ky telefon inteligjent vjen me një çmim prej 550 eurove, por tashmë në këtë drejtim Nokia 8.3 5G ka shumë konkurrencë, sepse Pixel 4a, iPhone SE 2020, OnePlus Nord, Moto G 5G Plus dhe disa të tjerë gjithashtu vijnë pothuajse me të njëjtin çmim, transmeton T3.

Nokia 8.3 5G është në dispozicion për tu porositur që nga muaji tetor.

Në Evropë çmimi është rreth 550 euro, kurse në SHBA, çmimi është rreth 600 euro.

Telefonat me markë Nokia kanë tendencë të përdorin një lloj minimalizmi elegant të thjeshtë këto ditë, dhe Nokia 8.3 5G nuk ndryshon në këtë aspekt: ​​është i thjeshtë, por jo tërheqës për sa i përket estetikës së tij.

Nokia 8.3 5G përmban një kamerë të pasme me lente quad 64MP + 12MP ultrawide + 2MP makro + 2MP thellësi.

Nokia 8.3 ka një bateri me kapacitet prej 4,500 mAh dhe ky kapacitet është në përgjithësi i mirë për një ditë, por jo shumë më tepër se kaq.

Ky telefon ka procesorin Qualcomm Snapdragon 765G që po shfaqet shumë i popullarizuar këtë vit dhe është i shoqëruar me 6 GB RAM dhe 64 GB hapësirë ​​të brendshme dhe këto sigurisht janë performanca të mira që e bëjnë këtë telefon të jetë një nga më të mirët që do t’i bëjë ballë rrjetit 5G.

Në fund, Nokia 8.3 5G është pikërisht ajo për të cilën Nokia është e njohur – një celular me çmim të mirë, i ndërtuar mirë dhe me performanca të mira. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat