Google lanson smartfonin e ri, kushton tepër lirë

Teknologji

Google lanson smartfonin e ri, kushton tepër lirë

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 21:18
foto ilustrim

Pas muajsh pritje, Google më në fund ka zbuluar smartfonin më të fundit – Google Pixel 5.

Smartfoni u lansua në eventin Launch Night In të Google këtë mbrëmje, së bashku me Pixel 4a 5G, raporton Daily Star.

Pixel 5 përmban korniza të holla në të katër anët e ekranit, me kamerën e përparme të vendosur në një vrimë në pjesën e sipërme të tij.

Siç pritej, pajisja ka lidhje 5G, si dhe 8 GB RAM.

“5G është teknologjia më e fundit në celular, duke sjellë shpejtësi të shpejtë shkarkimi dhe transmetimi te përdoruesit në të gjithë botën. Pavarësisht nëse shkarkoni filmin më të ri, dëgjoni muzikën tuaj të preferuar në YouTube, Pixel 4a (5G) dhe Pixel 5 do t’ju ofrojë shërbime të shpejta”, deklaroi Google.

Një nga karakteristikat kryesore është karikimi pa tel, duke ju lejuar të karikoni produkte të tjerë nga Pixel 5. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat