Përdoruesit e iPhone mund të shohin video YouTube ndërsa përdorin aplikacione të tjera

Teknologji

Përdoruesit e iPhone mund të shohin video YouTube ndërsa përdorin aplikacione të tjera

Më: 2 tetor 2020 Në ora: 17:00
YouTube

Me iOS 14 Apple solli modalitetin picture-in-picture për uebsajtet me përmbajtje video, që do të thotë se mund të largoheni nga YouTube ndërsa video vazhdon të luhet edhe pse jeni në aplikacione të tjera.

Por muajin e kaluar në mënyrë të papritur funksioni nuk ishte më i disponueshëm. Tani Apple tha se është rikthyer dhe funksionon me Chrome, Firefox krahas Safari.

Përdoruesit tani janë të lirë të përdorin “PiP” dhe të vijojnë me përdorimin e aplikacioneve të tjera. Madje mund të zhvendosin dritaren e “PiP” në çdo hapësirë të ekranit.

Edhe pse PiP funksionon në shfletues, nuk është i disponueshëm në aplikacionin YouTube për ata që nuk paguajnë. Ky funksion është rezervuar vetëm për YouTube Premium. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat