NETFLIKS publikoi të ardhura më të ulëta për katër vitet e fundit

Teknologji

NETFLIKS publikoi të ardhura më të ulëta për katër vitet e fundit

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 15:08
foto ilustrim

Strim platforma amerikane Netfliks publikoi se në këtë tremujor ka të ardhura më të ulëta nga pagesa  e parapaguesve në katër vitet e fundit.

Netfliks u bë me 2,2 milion parapagues të rinj në këtë tremujor, duke e përfshirë edhe 30 shtatorin. Sipas vlerësimeve paraprake në vetë kompaninë dhe në Uolstrit, ai numër duhej të arrijë 3,4 milion.

Të ardhurat e dobëta janë shkaktuar nga konkurenca e madhe, lehtësimi i masave kundër pandemisë së koronavirusit dhe kthimi i ngjarjeve sportive në ekranet televizive, komentojnë njohësit.

Aksionet e Netfliks në bursë ranë të martën, prejse  në gjysmën e parë të vitit kompania ishte një nga më të suksesshmet për këtë vit pas fluksit të madh të parapaguesve, për shkak të masave globale kundër koronavirusit, të cilat i detyruan njerëzit  të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Rënia ka arritur gati 6 për qind, në 494 dollarë amerikan për aksion.

Netfliks paraprakisht i paralajmëroi investitorët se është e mundur rënia e të ardhurave në gjysmën e dytë të vitit, me lehtësimin e pritur të masave kundër pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat