Netflix jep parashikimin rekord për 2020

Teknologji

Netflix jep parashikimin rekord për 2020

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 20:09
Netflix

Netlfix sapo publikoi rezultatet e tre mujorit të tre të 2020-ës dhe zbuloi se 2.2 milionë përdorues të rinj janë shtuar platformës në mbarë botën nga 2.5 milionë që kishte parashikuar.

Numri i përdoruesve të rinj të platformës u rrit me shpejtësi gjatë pandemisë së koronavirusit ndërsa njerëzit ishin të detyruar të qëndronin në shtëpi.

Megjithatë kompania parashikon 6 milionë përdorues të rinj në tre mujorin e katërt të 2020-ës duke e çuar në total në 201 milionë përdorues.

Por Netflix po përballet me konkurrencë nga rivalët e Disney. TikTok dhe YouTube po shndërrohen në rivalë të denjë duke i marrë kohën shikuesve të Netflix.

Titujt si Umbrella Academy, The Old Guard, Project Lower kanë tërhequr në 28 ditë 43 milionë, 78 milionë, 75 milionë shikime.

Nëse kompania arrin me sukses të shtojë 6 milionë përdorues të rinj, atëherë Netflix do të thyente rekordin e 2018-ës ku gjatë një viti u rrit me 28.6 milionë përdorues. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat