DOJ: Google i pagoi rivalit Apple deri në 12 miliardë dollarë me marrëveshje për motorin e kërkimit

Teknologji

DOJ: Google i pagoi rivalit Apple deri në 12 miliardë dollarë me marrëveshje për motorin e kërkimit

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 22:40
foto ilustrim

 

Departamenti i Drejtësisë në SHBA (DOJ) po heton miliardat që Google i paguan rivalit Apple për t’u vendosur si motori i parë i kërkimit në iPhone, iPad dhe pajisjet e tjera të Apple.

Padia historike e mosbesimit e ngritur kundër Google të martën tha se gjiganti i internetit i paguan Apple nga 8 deri në 12 miliard dollarë për ta bërë motorin e kërkimit të Google të preferuarin në iPhone dhe pajisjet e tjera të rivalit Apple.

Padia pretendon se CEO i Apple Tim Cook dhe ai i Google Sundar Pichai u takuan në vitin 2018 për të diskutuar marrëveshjen.

Pas këtij takimi, një punonjës anonim i Apple i shkroi një homologu të Google se “vizioni ynë është që të punojmë sikur të jemi një kompani”, tha departamenti i drejtësisë në padinë e ngritur.

Kompanitë nuk pranuan të komentojnë për takimin e pretenduar në Wall Street Journal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat