Vdes kryetari i Samsungut

Teknologji

Vdes kryetari i Samsungut

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 11:53
Lee Kun-hee

Kryetari i konglomeratit të Koresë së Jugut “Samsung Group”, Lee Kun-hee ka vdekur në moshën 78-vjeç.

Lee kishte ndihmuar biznesin e babit të tij të vogël të rritej në një fuqi ekonomike.

Gjatë kohës, aparaturat elektronike të Samsungut kanë arritur të bëhen ndër firmat më të mëdha të teknologjisë në botë.

Ai ishte njeriu më i pasur në Korenë e Jugut, sipas Forbes, përcjell BBC.

Samsung ka thënë se Lee ka vdekur të dielën, afër familjes së tij, por nuk është treguar arsyeja e vdekjes. Një sulm në zemër që kishte pësuar në vitin 2014 e kishte lënë atë nën përkujdesje mjekësor.

Lee ishte djali i tretë i Lee Byung-chul, i cili krijoi Grupin Samsung në vitin 1938. Ai iu bashkua firmës në vitin 1968 dhe u bë drejtor i saj në vitin 1987, pas vdekjes së babait.

Atë kohë, Samsungu shihej si prodhues i produkteve të lira dhe të kualitetit të dobët. Por, nën drejtim e tij, reforma radikale ishin paraqitur në kompani.

Lee ishte bërë i famshëm pasi u kishte thënë punëtorëve të tij në vitin 1993: “Le të ndryshojmë gjithçka, përveç grave dhe fëmijëve tanë”. Atë kohë kompania filloi të rritej në treg.

Ai ishte në vitin 2008 ai la pozitën e tij pasi u akuzua në lidhje me evazion fiskal dhe përvetësim. Atij iu dha dënim me tri vjet por u fal nga presidenti në 2009.

Në vitin 2010 u kthye në krye të Grupit Samsung, por mbeti i shtrirë pas sulmit në zemër më 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat