Të punosh në Amazon/ Ja tre pyetjet thelbësore që drejton Jeff Bezos…

Teknologji

Të punosh në Amazon/ Ja tre pyetjet thelbësore që drejton Jeff Bezos…

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 21:44
Jeff Bezos

A do të dëshironit të punonit në kompaninë gjigante ndërkombëtare Amazon? Atëherë ju duhet t’i përgjigjeni tre pyetjeve.

Kjo është konfirmuar nga një prej punonjësve të parë të kompanisë, i cili tha në një intervistë të vitit 1999 se Jeff Bezos ishte përgjegjës për përzgjedhjen e kandidatëve. Tanimë pas 22 vitesh, Jeff Bezos, nuk është më në krye të burimeve njerëzore, por përmes një letre të shkruar, ai ka bërë të qarta standardet e larta të punësimit që Amazon duhet të ketë dhe tre pyetje kryesore për aplikantët.

Në takimet e tij me aplikantët, Bezos do t’u kërkojë atyre t’u përgjigjen këtyre tri pyetjeve përpara se të marrin një vendim:

1. A do ta admironi këtë person?

“Nëse mendoni për njerëzit që jeta juaj ka admiruar, ata ndoshta janë njerëzit prej të cilëve keni qenë në gjendje të mësoni ose të merrni një shembull. Nga ana ime, unë gjithmonë jam përpjekur të punoj vetëm me njerëz që admiroj dhe i inkurajoj njerëzit këtu të jenë po aq kërkues. Jeta është padyshim e shkurtër për të bërë ndryshe”, thotë Bezos në letrën e tij.

2. A do ta rrisë ky person nivelin mesatar të efektivitetit të grupit?

“Ne duam të luftojmë kundër entropisë. Vendi i punës duhet të rritet vazhdimisht. Unë kërkoj nga njerëzit që të vizualizojnë kompaninë 5 vjet nga tani. Në atë moment, secili prej nesh duhet të shikojë përreth dhe të thotë: Standardet janë kaq të larta tani, jam i lumtur që erdha këtu”!

Në këtë pjesë, themeluesi i Amazon i referohet faktit që ata gjithmonë duhet të rrisin standardet e punësimit.

3. Në cilën pjesë ky person mund të jetë superstar?

“Shumë njerëz kanë aftësi, interesa dhe perspektiva unike që pasurojnë mjedisin e punës për të gjithë ne. Shpesh është diçka që nuk lidhet as me punën e tyre”. Kjo duhet të merret parasysh nga punëdhënësit për të përmirësuar cilësinë e mjedisit të punës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat