Tani ju mund të bisedoni me video në Tinder

Teknologji

Tani ju mund të bisedoni me video në Tinder

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 16:59
foto ilustrim

Tinder lanson opsionin e ri “Face to Face”, përmes së cilit mund të bisedoni me kamerë.

Beqarët anembanë botës kanë filluar të kalojnë më shumë kohë në aplikacione si Tinder për të gjetur dashurinë.

Që prej sot, njerëzit do mund të kenë “takime” përmes videos, pasi që rrethanat tani janë paksa të vështira për të takuar persona të ri.

Për të ju shmangur profileve të rrejshme, tani përdoruesit mund të bisedojnë përmes videos.

Tinder ka caktuar disa rregulla, të cilat nëse shkelen llogaria juaj do të mbyllet.

Këto rregulla përfshijnë:

Nuk lejohet përmbajtja seksuale.

Nuk lejohen ngacmimet, ofendimet, dhuna ose akte të tjera ilegale.

Nuk lejohen personat nën moshën 18 vjeçare në video.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat