Testohet Hyperloop/ Pasagjerë me 1 mijë km në orë

Teknologji

Testohet Hyperloop/ Pasagjerë me 1 mijë km në orë

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Virgin Hyperloop bëri udhëtimin e tij të parë me pasagjerë, në një test që kompania tha se përbënte një hap të rëndësishëm përpara për teknologjinë revolucionare të aftë për të transportuar njerëz me shpejtësi 1 mijë km në orë.

Hyperloop mund të mbajë pasagjerë në kabina të vogla dhe ti transportojë ata përmes një tubi me vakuum, me inxhinierët që argumentojnë se mund të revolucionarizojë udhëtimin me shpejtësi të lartë.

Virgin thotë se Hyperloop do të jetë në gjendje të arrijë edhe shpejtësinë maksimale prej 1080 km në orë, duke garantuar një udhëtim prej vetëm 45 minutash nga Los Angelos në San Francisco dhe nuk do të lëshojë asnjë emetim karboni.

Por deri në këtë provë, që ishte propozuar fillimisht nga manjati ekscentrik amerikan i teknologjisë, Elon Musk në 2012, nuk kishte pasur asnjë testim me njerëz në bord.  Dy punonjës të Virgin bënë udhëtimin 500 metra të gjatë në një kabinë për dy persona, në vetëm 15 sekonda, në një zonë testimi në shkretëtirën e Nevadës. Vetë ata thanë më pas se udhëtimi ishte i jashtëzakonshëm dhe nuk kishin pasur asnjë problem. Pasi të vihen në përdorim të rregullt, kabinat mund të transportojnë deri në 28 persona në një udhëtim. Virgin është një nga disa kompani që punojnë për teknologjinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat