Twitter: @POTUS do të bëhet llogari e Presidentit Biden, pavarësisht nëse Trump e pranon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA

Teknologji

Twitter: @POTUS do të bëhet llogari e Presidentit Biden, pavarësisht nëse Trump e pranon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 23:14
Joe Biden

Tani është zyrtare: Twitter do t’ia dorëzojë llogarinë @POTUS Presidentit të zgjedhur Joe Biden më 20 Janar 2021.

Gjiganti amerikan i mediave sociale konfirmoi që administrata Biden-Harris do të marrë llogaritë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, duke përfshirë @FLOTUS, @VP dhe @ Whitehouse, posa presidenti Biden të betohet në Ditën e Përurimit, pavarësisht nëse Donald Trump e pranon humbjen apo jo.

“Twitter po përgatitet në mënyrë aktive për të mbështetur tranzicionin e llogarive institucionale të Shtëpisë së Bardhë në Twitter në 20 Janar, 2021,” tha një zëdhënës i Twitter në një deklaratë për Politico

“Siç bëmë për tranzicionin presidencial në 2017, ky proces po bëhet në konsultim të ngushtë me Administratën Kombëtare të Arkivave dhe Regjistrimeve”.

Mbetet e rëndësishme të theksohet se llogaria @POTUS, e cila ka më shumë se 30 milionë ndjekës, është llogaria zyrtare e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe nuk është ajo që Trump përdor për të postuar në Twitter.

Megjithatë kjo lëvizje nuk do të ndikojë shumë te Trump pasi që, në katër vitet e fundit, ai ka qenë kryesisht duke postuar në Twitter nga llogaria e tij personale, @realDonaldTrump, e cila do të mbetet e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat