BuzzFeed blen mediumin HuffPost

Teknologji

BuzzFeed blen mediumin HuffPost

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 12:46
BuzzFeed

HuffingtonPost ka një pronar të ri pasi kompania aktuale Verizon Media arriti një marrëveshje për ta shitur faqen te BuzzFeed, raportojnë mediet e huaja.

Lajmin e bëri të ditur Wall Street Journal derisa e përshkroi këtë si një marrëveshje aksionesh.

Verizon Media ka bërë një investim në BuzzFeed duke u bërë dhe një aksioner i pakicës në kompaninë e medias dixhitale.

Vendimi i ri përfshin gjithashtu një marrëveshje për të bashkuar përmbajtjen midis dy kompanive.

Sipas njoftimit për shtyp nga BuzzFeed, kjo marrëveshje përmbush rrethin e HuffPost, pasi bashkëthemeluesi dhe CEO i BuzzFeed, Jonah Perreti ishte gjithashtu një nga themeluesit e saj që fillimisht njihej si The Huffington Post.

“Kam kujtime të forta të zhvillimit të gazetës HuffPost, mirëpo BuzzFeed po e bën këtë blerje sepse ne besojmë në të ardhmen e HuffPost dhe potencialin që duhet të vazhdojë në përcaktimin e peizazhit të medias për vitet në vijim”, tha Perretti.

Verizon Media e bleu The Huffington Post për 315 milionë dollarë gati një dekadë më parë, vetëm disa muaj pasi bleu TechCrunch.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat