Zilet e mençura “shënjestër e lehtë për hakerët”, thotë një studim

Teknologji

Zilet e mençura “shënjestër e lehtë për hakerët”, thotë një studim

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 15:22
Zilet e mençura

Lëshime të mëdha në siguri në zilet e mençura të derës po i bëjnë konsumatorët shënjestër e hakerëve brenda shtëpive të tyre, thotë Which, raporton BBC.

Grupi i konsumatorëve ka thënë se pajisjet që po shiten në tregje si Amazon dhe eBay, lehtësisht mund të hakohen dhe të fiken.

Po i kërkon Qeverisë Britanike një legjislacion të ri për të ruajtur konsumatorët.

Amazoni ka larguar së paku shtatë produkte në reagim ndaj këtyre zbulimeve.

Which ka publikuar një listë të 11 pajisjeve që janë blerë nga tregjet e famshme online në Britani. Përfshirë Qihoo, Ctronics dhe Victure.

Është zbuluar se lëshimet më të zakonshme janë politikat e buta të fjalëkalimeve.

Dy nga pajisjet në test mund të manipulohen dhe të vidhen fjalëkalimet e rrjeteve dhe më pas të hakohen pajisjet e tjera të mençura brenda shtëpisë.

Amazon UK aktualisht është shitësi numër një i zileve të mençura të derës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat