Italia gjobit Apple dhe Amazon për kufjet Beats

Teknologji

Italia gjobit Apple dhe Amazon për kufjet Beats

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Mbikëqyrja italiane e konkurrencës ka gjobitur Amazon dhe Apple me më shumë se 200 milionë euro për pretendimin se kanë shkelur rregullat e konkurrencës.

Gjoba lidhet me kufjet Beats, një markë e blerë nga Apple për 3 miliardë dollarë (1.8 miliardë në atë kohë) në vitin 2014.

Një marrëveshje e vitit 2018 midis gjigantëve të teknologjisë nënkuptonte se vetëm rishitësit e përzgjedhur mund të shesin produktet në faqen italiane të Amazon.

Si Apple ashtu edhe Amazon thanë se planifikojnë të apelojnë kundër gjobave, raporton bbc.

Autoriteti Italian i Konkurrencës tha se veprimet e dy kompanive shkelën gjithashtu rregullat e Bashkimit Evropian dhe ndikuan konkurrencën në çmim.

Ajo urdhëroi dy kompanitë që t’i jepnin fund kufizimeve dhe t’u jepnin rishitësve qasje në një “mënyrë jodiskriminuese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat