Samsung investon 17 miliardë dollarë në aktivitetin e ri

Teknologji

Samsung investon 17 miliardë dollarë në aktivitetin e ri

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 23:57
Samsung

Samsung ka zgjedhur një vend pranë Teksasit për të ndërtuar qendrën e re të çipeve kompjuterikë, e cila ka një vlerë prej 17 miliardë dollarë. Ky është investimi më i madh i gjigandit teknologjik të Koresë së Jugut.

Pika e re pritet të hapë 2000 vende të reja pune në teknologji dhe ndërtimi i saj do të nisë në fillim të viit tjetër. Ahtu si disa prej rivalëve të tij, Samsung po garon për të zgjeruar prodhimin e çipeve në mënyrë që të zhdukë problemet e furnizimit, sidomos tani që tregu nuk siguron mjaftueshëm.

Pritet që kjo qendër të jetë gati rreth gjysmës së dytë të vitit 2024. Ndërtimi i saj është në koherencë me nxitjen e Presidentit Joe Biden ndaj prodhuesve të mëdhenj të cipeve për të rritur sasinë e produktit të tyre në SHBA.

Kto çipe do të përdoren në një rang të gjerë duke përfshirë celularët, rrjetin 5G, kompjutera të performancës së lartë dhe inteligjencën artificiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat