Aplikacioni Truth Social i Trump me sa duket do të nisë më 21 shkurt

Teknologji

Aplikacioni Truth Social i Trump me sa duket do të nisë më 21 shkurt

Më: 10 janar 2022 Në ora: 00:49
Donald Trump

Rrjeti i ri social i ish-presidentit Donald Trump, Truth Social, do të nisë në iOS më 21 shkurt, sipas një listimi në App Store.

Sipas mediave të huaja, aplikacioni po bëhet nga Grupi i Medias dhe Teknologjisë Trump (TMTG), kompania e re mediatike e Trump, e udhëhequr nga republikani, Devin Nunes.

Siç vënë në pah mediat, Truth Social duket shumë si një klonim i Twitter dhe dizajni i ngjashëm me Twitter i rrjetit social nuk është pothuajse i rastësishëm.

Twitter ishte “megafoni i preferuar” i Trump për vite me radhë, derisa atij iu ndalua përgjithmonë në janar të vitit 2021 menjëherë pas trazirave të 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat