Zbulohen detajet e para të Motorola Razr 3

Teknologji

Zbulohen detajet e para të Motorola Razr 3

Më: 11 janar 2022 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Admiruesit e telefonave Motorola u befasuan këndshëm në dhjetor kur drejtori i Lenovo, i cili zotëron markën legjendare, njoftoi ardhjen e pasuesit të telefonit “të palosshëm” origjinal Razr nga viti 2019, dhe tani specifikat e tij janë të njohura.

Kështu, sipas medieve të huaja, Motorola Razr 3 do të ketë procesorin Snapdragon 8 Gen 1 të Qualcomm.

Procesori do të çiftohet me 6, 8 dhe 12 GB RAM në varësi të versionit të dëshiruar, përkatësisht me 128, 256 dhe 512 GB memorie të brendshme.

Razr 3 thuhet se do të përdorë ekranin kryesor Full HD + AMOLED me një shpejtësi rifreskimi prej 120 Hz.

Dihet gjithashtu se pajisja do të përdorë sistemin operativ Android 12.

Motorola Razr 3 vjen në tregjet kineze, të Amerikës së Veriut dhe Evropës dhe së shpejti do të dihen më shumë informacione rreth smartfonit në fjalë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat