Risia e fundit e WhatsApp, si mund të kërkoni në filtra të avancuar

Teknologji

Risia e fundit e WhatsApp, si mund të kërkoni në filtra të avancuar

Më: 12 janar 2022 Në ora: 07:18
WhatsApp

WhatsApp padyshim është një prej platformave më të përdorura dhe është gjatë gjithë kohës në përmirësim e sipër, duke sjellë herë pas here shërbime të reja të rëndësishme. Kësaj here platforma ka prezantuar filtra të rinj kërkimi në aplikacionin WhatsApp Business.

WABetaInfo zbuloi këto shtesa të reja, ku përveç kategorive që kanë qenë prezente më parë, në search filter tashmë gjenden dhe 3 opsione shtesë. Ju tashmë mund të filtroni mesazhet bazuar në listën e kontakteve tuaja dhe në mesazhet që nuk janë lexuar. Njësoj si në filtrat ekzistues, ju mund të aplikoni më tepër se një filtër në të njejtën kohë.

Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse kjo shtesë do të vijë dhe në aplikacionin kryesor WhatsApp për Android ose iOS. Gjatë muajve të fundit platforma ka bërë përmirësime të shumta, duke përfshirë këtu voice message preview, shërbime të reja të privatësisë dhe end-to-end encrypted backups. Përmirësime janë bërë gjithashtu dhe në versionin për desktop të WhatsApp.

Këto filtra janë të mjaftueshëm për të gjetur një përmbajtje të caktuar në mesazhet tuaja, dhe nuk ka nevojë për sjelljen e më tepër filtrave në aplikacion. Sigurisht, do të ishte shumë mirë nëse këto ndryshime do të aplikohen dhe në aplikacionin standard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat