Urrejtja në internet: BKA pret rreth 150.000 procese ligjore

Teknologji

Urrejtja në internet: BKA pret rreth 150.000 procese ligjore

Më: 12 janar 2022 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Policia dhe autoritetet e drejtësisë mendojnë se do të kenë jashtëzakonisht shumë punë, pas reformës së ligjit për raportimin e veprave penale në rrjet. Shkaku: Përhapja e urrejtjes në internet.

Autoritetet mendojnë se në vit mund të priten rreth 250.000 kërkesa për hetime, sipas Ligjit për Aktet në Rrjet (NetzDG). Kjo do të thotë se sipas këtyre kërkesave në vit mund të ketë rreth 150.000 procedime penale, deklaroi një zëdhënës i Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA) për rrjetin editorial të Gjermanisë.

Puna fillon në shkurt

Image

 

"Zyra Qendrore e Raportimit për Përmbajtjet e Denueshme në Internet”, me rreth 200 nëpunës, që janë vendosur nën ombrellën e BKA-së, do të nisë punën më 1 shkurt, "për të mundësuar autoritetet përgjegjëse në zbatimin e ligjit dhe ndjekjen penale të autorëve të përmbajtjeve të denueshme në internet dhe në rrjete".

BKA aktualisht supozon se Facebooku dhe Google nuk do të raportojnë, të paktën tani për tani, asnjë vepër penale, tha zëdhënësi. Por pavarësisht nga kjo, "rrjetet e tjera sociale me të paktën dy milionë përdorues të regjistruar do t'i nënshtrohen detyrimit ligjor të raportimit të veprave penale sipas ligjit NetzDG, që nga data 1 shkurt 2022", tha ai.

Paqartëstitë me Facebook dhe Google

Image

 

Ligji i reformuar NetzDG parashikon që rrjetet sociale të mos i fshijnë më thjesht përmbajtjet kriminale si më parë, por që për këto përmbajtje t'ia raportojnë edhe BKA-së. Facebook dhe Google e konsiderojnë këtë (deri tani) si një masë joproporcionale dhe mendojnë se ato nuk duhet të kontrollojnë vetë të gjitha postimet ku mund të ketë edhe përgjegjësi penale, e që në rast dyshimi ato t'i komunikojnë në BKA. Këto dy koncerne janë ankuar në korrik të vitit të kaluar dhe kanë kundërshtuar procedurën urgjente të miratimit të ligjit dhe ligjin në përgjithësi. Ministria Federale e Drejtësisë ka vendosur në gusht që deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij kontesti, të mos insistojë tek këto dy kompani që t'i raportojnë këto të dhëna. Pritet që kjo çështje të zgjidhet në bashkëpunim me këto dy kompani./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat