Gmail, aplikacioni Android i instaluar mbi 10 miliardë herë

Teknologji

Gmail, aplikacioni Android i instaluar mbi 10 miliardë herë

Më: 12 janar 2022 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Kompania Google po krenohet me arritjet e mëdha, e në veçanti sa i përket numrit të madh të përdoruesve të aplikacioneve të tyre.

Në këtë moment, shërbimet falas për shkëmbim mesazhesh nga Google kanë arritur kulmin, e aplikacioni Gmail Android në Play Store ka shënuar mbi 10 miliardë instalime.

Është e rëndësishme të theksohet që Gmail tashmë vjen i instaluar në shumë pajisje Android, por kjo assesi nuk e “zbeh” rezultatin e arritur prej vitesh.

Gmail është një prej disa aplikacioneve të Google, që tashmë ka tejkaluar shifrën e mbi 10 miliardë instalimeve. Në mesin e tyre janë edhe YouTube, Maps dhe Search.

Mbetet të shihet se cili do të jetë aplikacioni i ardhshëm i Android që do të arrijë në 10 miliardë instalime, e një prej kandidatëve kryesor është Chrome.

Kur janë në pyetje aplikacionet që nuk janë nga ekosistemi i Google, Facebook do të mund të ishte i pari që do të arrijë këtë numër të instalimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat