Izraeli prodhon dronin që mund të mund të bartë snajperë dhe pushkë

Teknologji

Izraeli prodhon dronin që mund të mund të bartë snajperë dhe pushkë

Më: 12 janar 2022 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Një kompani ka prezantuar dronin e ri “tmerrues” me armë që mund të bartë snajper dhe pushkë sulmi.

Sipas medieve të huaja, i ashtuquajturi SMASH Dragon gjithashtu mund të ngarkohet me granata 40 mm.

Pajisja është e zhvilluar nga firma me bazë më Izrael, Smart Shooter. Kompania thotë se krenohet me teknologjinë e testuar nga lufta që siguron “eliminimin e saktë të objektivit”.

Firma thotë se zhvillon armë të tilla për zbatim të ligjit dhe përdorime ushtarake.

“Jashtëzakonisht i lehtë pajisja ka qëndrueshmëri në mision të gjatë, SMASH Dragon integron një koncept unik stabilizimi me teknologjinë SMASH që i mundëson sistemit të godasë me saktësi objektivat statike dhe lëvizëse gjatë fluturimit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat