MrBeast ishte YouTuberi më i paguar në vitin 2021

Teknologji

MrBeast ishte YouTuberi më i paguar në vitin 2021

Më: 15 janar 2022 Në ora: 22:59
Jimmy Donaldson

Jimmy Donaldson, 23-vjeçari amerikan i njohur si MrBeast, ishte krijuesi i përmbajtjeve me fitimet më të larta të YouTube në vitin 2021, sipas Forbes.

Sipas BBC, krijimet e tij kanë gjeneruar më shumë se 10 miliardë shikime në platformë dhe me këtë rast ka fituar 54 milionë dollarë.

Ai e ka kaluar 10-vjeçarin njëherësh recensues i lodrave, Ryan Kaji, i cili ka kryesuar listën vjetore për dy vitet e fundit.

Së bashku, 10 YouTuber-ët më të paguar fituan një total prej 300 milionë dollarësh në vitin 2021,vlerësoi revista amerikane.

Jake Paul është në vendin e dytë, paraqitja e tij e parë në top 10-she që nga viti 2018. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat