Karta grafike RTX 3090 do t’ju kushtojë ‘një pasuri’

Teknologji

Karta grafike RTX 3090 do t’ju kushtojë ‘një pasuri’

Më: 18 janar 2022 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Është shfaqur lista e parë për kartën grafike RTX 3090 Ti, e cila sugjeron se GPU do të ketë një çmim jashtëzakonisht të lartë.

Gjatë panairit CES, Nvidia na dha një pasqyrë të GPU-së RTX 3090 Ti, e cila tani vërehet në listën e faqes zvicerane Top Preise.

Kartat grafike MSI GeForce RTX 3090 Ti Gaming X Trio dhe MSI GeForce RTX 3090 Ti Suprim X janë të listuara me çmime prej 3,595 dhe 3,678 franga zvicerane (rreth 3,450 dhe 3,530 euro).

Në kushte normale, këto çmime do të përfaqësonin “placeholders”, pra vende të rezervuara deri në shpalljen e çmimeve zyrtare. Megjithatë, ne e dimë se ka një mungesë aktuale të çipave dhe çmimet e përmendura lehtë mund të realizohen.

Nëse konfirmohen çmimet e përmendura, RTX 3090 do të shiten për rreth 40% deri në 60% çmim më të lartë në krahasim me ekuivalentët e tyre RTX 3090. Ky është një ndryshim i madh, veçanërisht nëse dihet se modeli Ti nuk ofron përmirësime të mëdha të performancës në krahasim me GPU-në standarde.

Zbulimi i çmimeve të mundshme vjen disa ditë pasi thuhet se Nvidia u kërkoi partnerëve të saj të pezullonin përkohësisht prodhimin e modeleve të personalizuara RTX 3090 Ti, për shkak të problemeve harduerike dhe softuerike me këto karta grafike. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat