Kompania japoneze e hekurudhave, do të përdorë robot humanoid për të kryer punët e rrezikshme

Teknologji

Kompania japoneze e hekurudhave, do të përdorë robot humanoid për të kryer punët e rrezikshme

Më: 29 prill 2022 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Kompania hekurudhore West Japan e njohur si JR West, ka prezantuar robotin e madh humanoid që do të kryej punët e rrezikshme për njerëzit.

Deri më tani kemi patur rastin të shohim robotë të madhësive të ndryshme përfshirë ata humanoid me shprehje të ndryshme, por roboti japonez është i veçantë.

Fjala është për robotin që ka duar me të cilat kryen punë të ndryshme, siç është pastrimi i linjave energjike dhe rrjetit elektrik përmes një brushe të veçantë.

Megjithatë, nuk bëhet fjalë vetëm për pastrim, pasi roboti mund të kryej edhe punë tjera – pra ta mirëmbajë rrjetin falë duarve robotike që janë të pajisura me vegla të ndryshme.

Roboti ka dy kamera që shërbejnë si sy të robotit, përkatësisht i mundësojnë njeriut që operon me të që përmes syzeve të realitetit virtual, të kuptojë se për çfarë problemi bëhet fjalë.

Duart robotike kontrollohen gjithçka me telekomandë, e nëse diçka i ndodhë robotit, kjo nuk nënkupton që edhe njerëzit që operojnë me të janë të rrezikuar – pra punët e rrezikshme që deri më sot i kryente njeriu, tani do t’i bëjë një robot. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat