Elon Musk furnizon Ukrainën me panele solare

Teknologji

Elon Musk furnizon Ukrainën me panele solare

Më: 29 prill 2022 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Miliarderi Elon Musk i ka dhuruar Ukrainës panele solare nga kompania e tij Tesla, për t’ju siguruar furnizim të pandërprerë me energji elektrike në objektet mjekësore pranë Kievit.

Sipas medieve të huaja, qeveria ukrainase tha se i pranoi sot panelet, të cilat do të përdoren në qendrat e kujdesit shëndetësor në Irpin dhe Borodyanka.

Objektet morën gjithashtu furnizime mjekësore nga Spanja dhe Belgjika.

Ndryshe Ukraiana vazhdon të furnizohet me një sërë mjetesh, derisa u raportua gjatë ditës së sotme se Polonia ka dërguar atje mbi 200 tanke të tipit 7-72, dhe një sasi të madhe të ndihmës së tjetër ushtarake.

Sasia e tankeve T-72 që Polonia i ka dërguar në Ukrainë, është e mjaftueshme për formimin e dy brigadave me mjete të blinduara.

Përveç kësaj, në pakon e ndihmës ushtarake gjenden edhe dhjetëra mjete tjera të blinduara dhe shumë predha anti-tank, merr vesh IAR. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat