A do të jenë robotët një kërcënim për mijëra muratorë?

Teknologji

A do të jenë robotët një kërcënim për mijëra muratorë?

Më: 30 prill 2022 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Një punëtor i ri ka disa muaj që punon në kantierin e terminalit të ri të aeroportit të San Franciskos: quhet ”Canvas” dhe është një robot i sofistikuar i aftë të vendosë mure kartoni gipsi me të njëjtën aftësi si mjeshtri më i mirë, shkruan focus.it.

Makina ka përmasat e një lavatriçe të madhe dhe është e pajisur me një krah të gjatë mekanik me të cilin manipulon veglat e ndryshme. Një sistem vizioni me lazer i lejon robotit të identifikojë saktë zonat në të cilat duhet të ndërhyjë dhe të montojë kartonin e gipsit në pozicionet e duhura.

”Canvas” nuk është ende plotësisht autonom dhe puna e tij duhet të mbikëqyret nga një operator njerëzor, i cili ndër të tjera kujdeset për ndryshimin e veglave të përdorura nga makina. Por në ekzekutimin e punës Canvas bën gjithçka vetë: ngren, aplikon, lëviz.

Dhe kjo do të thotë që partneri i tij i vërtetë nuk duhet të jetë ekspert në përfundimin e mureve, por një asistent i thjeshtë që kontrollon funksionimin e tyre.

Një radar i ngjashëm me atë të makinave autonome lejon Canvas të lëvizë nëpër kantierin e ndërtimit, duke shmangur pengesat dhe njerëzit. Hapi tjetër do të jetë pajisja e Canvas me aftësinë për të lyer muret që ka ndërtuar.

Krahasuar me mjeshtrit njerëz, Canvas është më i shpejtë dhe mund të punojë pa ndërprerje 24/7. A do të jetë pra një kërcënim tjetër për mijëra punëtorë? Sipas ekspertëve, jo.

Pak ditë më parë MIT publikoi raportin e ri për të ardhmen e punës që hedh poshtë të gjitha hulumtimet sipas të cilave robotët në vitet e ardhshme do të paraqesin problem për punësim.

Ajo që po shohim, nuk është një revolucion robotik, por një evolucion i ngjashëm me atë që ka karakterizuar botën e punës në 80 vitet e fundit, vetëm më shpejt.

”Në vitin 1940, në fakt, 63% e profesioneve aktuale nuk ekzistonin. Pra, ndërsa teknologjia ka zhvendosur shumë punëtorë, ajo gjithashtu ka krijuar vende të shumta pune gjatë së njëjtës periudhë”, shpjegojnë studiuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat