Musk thotë se Twitter mund të vendosë një ‘tarifë të lehtë’ për bizneset dhe qeveritë

Teknologji

Musk thotë se Twitter mund të vendosë një ‘tarifë të lehtë’ për bizneset dhe qeveritë

Më: 4 maj 2022 Në ora: 17:47
Elon Musk

Përdoruesit – bizneset dhe qeveritë – të Twitter mund të kenë nevojë të paguajnë një tarifë “të lehtë” për të qëndruar në platformën e mediave sociale, ka thënë shefi i Tesla-s, Elon Musk.

Një deklaratë e tillë vjen pasi bordi i Twitter ra dakord për një ofertë prej 44 miliardë dollarësh nga Musk.

Megjithatë, Musk tha se faqja do të jetë gjithmonë falas për “përdoruesit normalë”.

Ai kishte thënë më parë se donte “ta bënte Twitter më të mirë se kurrë duke përmirësuar produktin me veçori të reja”.

Sidoqoftë, Twitter nuk i është përgjigjur menjëherë një kërkese të BBC për koment. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat