Rreth 150,000 ukrainas përdorin rrjetin satelitor të Internetit, Starlink – çdo ditë

Teknologji

Rreth 150,000 ukrainas përdorin rrjetin satelitor të Internetit, Starlink – çdo ditë

Më: 4 maj 2022 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Rreth 150,000 ukrainas përdorin rrjetin satelitor të Internetit Starlink çdo ditë, sipas të dhënave nga Ukraina.

Numri i përdoruesve aktivë ditorë bazohet në “të dhëna të përafërta” të shpërndara nga ministri ukrainas Mykhailo Fedorov në Twitter.

Fedorov kërkoi ndihmë nga drejtori i SpaceX, Elon Musk, menjëherë pasi Rusia filloi agresionin mbi Ukrainë për të mundësuar përdorimin e internetit satelitor në këtë vend, dhe biznesmeni dhe miliarderi amerikan u përgjigj pozitivisht pas dhjetë orësh.

Shërbimi i internetit është aktivizuar në rajon edhe pse SpaceX nuk ka filluar ende operacionet e tij komerciale në zonë.

Dhe meqenëse kabllot e internetit ishin objektiv i sulmeve ruse, zgjidhja për Ukrainën ishin terminalet Starlink dhe ndihma filloi të mbërrinte nga të gjitha anët.

Deri më tani, terminalet kanë ndihmuar jo vetëm që të mbajnë ukrainasit online, por u kanë mundësuar pacientëve në spitale që të kenë kujdes të vazhdueshëm.

NBC raporton se më shumë se 10,000 terminale Starlink janë aktualisht aktive në Ukrainë, nga të cilat 1,333 janë siguruar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ndërsa aksionarë të ndryshëm kanë ofruar 5,000 terminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat