Një rekord i ri është vendosur në memorien DDR5

Teknologji

Një rekord i ri është vendosur në memorien DDR5

Më: 4 maj 2022 Në ora: 18:07
Ilustrim

Kohët e fundit, “overclockers” profesionistë kanë filluar të vendosin rekorde të reja kur bëhet fjalë për shpejtësitë e memories DDR5, të cilat shkojnë mbi 10,000 MHz.

Pasi ekipi MSI ishte së fundmi i pari që vendosi një rekord në memorien DDR5 me mbi 10,000 MHz, Gigabyte shumë shpejt vendosi një rekord të ri, i cili tani qëndron në 10,022 MHz.

Sipas statistikave nga HWBot, rekordi i ri u vendos nga një overclocker profesionist nga Gigabyte, me nofkën HiCookie. Overclocker përdori një procesor Intel Core i9-12900K dhe 16 GB memorie DDR5-4800 Gigabyte Aorus RGB në motherboard Gigabyte Z690 Aorus Tachyon për përpjekjen e tij.

HiCookie përdori Windows XP Professional për sistemin operativ. Siç pritej, CPU dhe memoria u ftohën me nitrogjen të lëngshëm (LN2) për të arritur shpejtësi ekstreme.

Memoria DDR5, e destinuar për konsumatorët, është ende larg arritjes standarde të këtyre shpejtësive dhe aktualisht arrin shpejtësi deri në 7000 MHz. Megjithatë, teknologjia DDR5 ngadalë po avancohet dhe po maturohet, kështu që pritet të arrijë shpejtësi edhe më të larta në të ardhmen me platforma më të avancuara DDR5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat