Çfarë është produkti i ri në Twitter i quajtur ‘X’, i paralajmëruar nga Elon Musk?

Teknologji

Çfarë është produkti i ri në Twitter i quajtur ‘X’, i paralajmëruar nga Elon Musk?

Më: 10 maj 2022 Në ora: 19:19
Elon Musk

Aspiratat e Elon Musk për Twitter përfshijnë një produkt të ri misterioz të quajtur “X”.

Sipas Business Insider, përcjell Telegrafi, produkti “X” pritet të lansohet në vitin 2023 dhe do të sillte 9 milionë përdorues brenda vitit të parë.

Madje, Musk parashikon që 104 milionë përdorues do të abonoheshin për produktin deri në vitin 2028.

Kjo është një nga disa ide të përshkruara në planin e madh të miliarderit për të pesëfishuar të ardhurat e Twitter dhe për të katërfishuar madhësinë e bazës së përdoruesve të tij.

Sidoqoftë, ende nuk janë zbuluar detaje të tjera në lidhje me veçorinë sekrete.

Ndryshe, CEO i Tesla ka përmendur një sërë ndryshimesh që ai planifikon të bëjë në aplikacionin e mediave sociale, pas blerjes së platformës për 44 miliardë dollarë.

Midis tyre janë një buton redaktimi dhe një version pa reklama i Twitter.

Megjithatë, Musk nuk i është përgjigjur një kërkese të BI për koment rreth produktit “X” dhe çfarë mund të sjellë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat