5 aplikacionet më të mira për studentët

Teknologji

5 aplikacionet më të mira për studentët

Më: 12 maj 2022 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Vitet e fundit teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si studiojmë dhe  smartphone-t janë kthyer në një mjet të domosdoshëm për të gjithë studentët. Zgjedhja e një smartphone të mirë si Samsung Galaxy S21 FE 5G  apo seria Samsung Galaxy A (Galaxy A33 & A53 5G) e prezantuar së fundmi, në kombinim me aplikacionin e duhur mund ta bëjë jetën studentore më të lehtë, më të sigurt dhe më argëtuese. Më poshtë ju sugjerojmë listën e  5 aplikacioneve më të mira për studentët që do e kthejnë smartphone-n në shokun më të mirë të studimit.

Office Lens

Vetëm pak vite më parë, nxënësit dhe studentët kopjonin me kujdes informacionet ose shënimet nga tabela në fletore. Me zhvillimin e smartphone-ve dhe projektorëve gjithnjë në përmirësim është shumë më e lehtë të fotografoni shënimet, të cilat më vonë mund t’i transferoni në kompjuter dhe t’i ndani me të tjerët. Aplikacioni Office Lens i Microsoft i lejon përdoruesit të fotografojnë dokumente të printuara, tabelën ose Power Point Slides dhe t’i kthejnë ato në tekst. Me tre kamerat e shkëlqyera të  Samsung Galaxy S21 FE 5G, nuk ka dyshim se fotot do të jenë me cilësi të lartë.  Fotot mund të realizohen me kamerën e fuqishme të përparme 32 MP, kamerë me kënd të gjerë ose lentet me zmadhim deri në 30 herë.

Dragon Dictation

Aplikacioni Dragon Dictation është një zgjidhje për të gjithë ata që e humbasin shpejt përqendrimin dhe nuk e kanë të lehtë të ndjekin leksione të gjata plot informacione. Thjesht aktivizoni recording në smartphone-n tuaj dhe në fund aplikacioni do ta transkriptojë automatikisht regjistrimin audio në tekst digjital. Më pas mund ta ruani lehtësisht tekstin në një dokument.

RefME

Citimi i duhur i burimeve të informacionit është një pjesë kyçe e shkrimit të çdo punimi akademik ose kërkimor. Përpilimi i një liste burimesh shpesh mund të jetë pjesa më e lodhshme. I gjithë informacioni duhet të jetë uniform, i formatuar siç duhet dhe në përputhje me stilin e përshkruar të referencave. Aplikacioni RefME ju lejon të fotografoni barkodin në kopertinën e librit dhe të krijojnë automatikisht një referencë në stilin e dëshiruar, pavarësisht nëse është MLA, APA, Chicago apo ndonjë format tjetër.

myHomework Student Planner

Planifikimi është shumë i rëndësishëm për studentët. myHomework Student Planner është një planifikues digjital me ndihmën e të cilit mund të ndiqni orarin e të gjitha leksioneve, detyrave, provimeve dhe projekteve. Smartphone-t e rinj Galaxy A53 5G dhe Galaxy A33 5G, falë baterisë të fuqishme 5000 mAh dhe opsionit të karikimit super të shpejtë 25 W i ofron përdoruesve mundësinë që ta përdorin këtë aplikacion gjatë gjithë ditës. Dhe të jemi realistë, sado të dobishëm janë smartphone-t për të mësuar, ne i përdorim edhe për shumë gjëra të tjera, ndaj është e rëndësishme që bateria të mos na zhgënjejë pikërisht atëherë kur kemi më shumë nevojë.

Google Drive

Google Drive është një nga aplikacionet më të mira për studentët, i cili ofron një sërë opsionesh që ju lejojnë të ruani, shpërndani dhe menaxhoni materialet. Me aftësinë për të redaktuar një dokument direkt në Google Drive dhe opsionin e ruajtjes automatike, eleminohet rreziku i humbjes së dokumentave apo punës tuaj. Gjithashtu, Google Drive ofron opsionin e përdorimit „offline“ dhe aftësinë për të redaktuar së bashku dokumente në grup, gjë që sigurisht është e dobishme për projektet. Google Drive është i aksesueshëm jo vetëm në kompjuter por edhe në smartphone. Me një performancë të lartë, S21 FE  vjen i pajisur me procesorin më të fundit, super të shpejtë të aplikacioneve të Galaxy – i njëjti procesor i fuqishëm i përdorur në serinë S21.

Një smartphone i mirë është më se i mjaftueshëm për të zotëruar me sukses të gjitha detyrat e studentëve. Galaxy S21 FE 5G i ri është një zgjedhje e shkëlqyer për këdo që dëshiron një pajisje tërheqëse me performancë të fuqishme. Me blerjen e Samsung Galaxy S21 FE nga data 21.03 deri më 15.05.2022 ju merrni dhuratë një Galaxy Watch4 44mm në ngjyrë të zezë. Për më shumë informacion rreth këtij promocioni, vizitoni: https://www.samsung.com/al/offer/move-and-grab-the-gift/

Ndërsa, smartphone-t Galaxy A53 5G dhe Galaxy A33 5G duke nisur nga kamerat, dizajni, performanca e fuqishme si dhe shumë opsione të tjera të shkëlqyera, kombinojnë gjithçka që duam nga smartphone-i ynë – me një çmim të arsyeshëm. Me blerjen e një Galaxy A53 5G në periudhën prej 01.04.2022 deri më 15.05.2022 do të merrni si dhuratë kufjet Galaxy Buds Live. Për më shumë informacion, vizitoni: https://www.samsung.com/al/offer/galaxy-a53-5g-promotion/. Gjithashtu, do të përfitoni edhe gjashtë muaj përdorim të shërbimit OneDrive, me të cilin do të mund t’i mbani të sigurta të gjitha të dhënat dhe fotot tuaja. Ju mund të sinkronizoni galerinë tuaj me OneDrive dhe shijoni memorien 100 GB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat