Një veçori e re në TikTok mund t’ju tregojë se kush po e shikon profilin tuaj

Teknologji

Një veçori e re në TikTok mund t’ju tregojë se kush po e shikon profilin tuaj

Më: 15 maj 2022 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

TikTok ka qindra miliona përdorues derisa çdo ditë bashkohen edhe më shumë. Nëse po përpiqeni të rrini një bazë fansash në TikTok, a nuk doni të dini se cilët prej këtyre përdoruesve po vizitojnë profilin tuaj?

Si mund ta dimë se kush e ka parë profilin tuaj në TikTok?

Më herët nuk ka pasur ndonjë mënyrë për të treguar se kur dikush ndjek profilin tuaj në TikTok. Por një veçori e re tani e bën të mundur.

Veçoria e Historisë së Shikimit të Profilit krijon një listë të përdoruesve që kanë vizituar profilin tuaj në 30 ditët e fundit. Çështja qëndron se ajo liston vetëm përdoruesit që gjithashtu e kanë të aktivizuar Historinë e Shikimit të Profilit.

Kjo do të thotë që kur aktivizoni funksionin, do t’ju bëjë të dukshëm në listat e historikut të përdoruesve të tjerë. Është një rrugë me dy drejtime – nëse mund të shihni se kush po shikon profilin tuaj, përdoruesit e tjerë do t’ju shohin edhe juve.

Ja se si ta aktivizoni.

Hapni llogarinë në TikTok, dhe shkoni te faqja e profilit tuaj dhe shtypni në këndin e poshtëm djathtas.

Prekni ikonën e syrit lart-djathtas, më pas zgjidhni Aktivizo (Turn on).

Do t’ju jepet një listë e të gjithë atyre që kanë parë profilin tuaj në 30 ditët e fundit. Nga kjo faqe, mund të prekni emrat e përdoruesve për të parë profilet e tyre ose thjesht shtypni lehtë mbi Ndjek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat