Musk ka mbi 70 për qind ndjekës të rremë në Twitter – Biden gati 50 për qind

Teknologji

Musk ka mbi 70 për qind ndjekës të rremë në Twitter – Biden gati 50 për qind

Më: 18 maj 2022 Në ora: 18:50
Biden, Musk

Auditimi, i cili u bë për gjigantin e mediave sociale nga firma softuerike SparkToro, zbuloi se 49.3 për qind e ndjekësve të presidentit amerikan janë “të rremë”.

SparkToro ka përcaktuar “ndjekësit e rremë” si “llogaritë që janë të paarritshme dhe nuk do të shohin tweetet (qoftë sepse janë spam, bots, propagandë, etj. ose sepse nuk janë më aktivë në Twitter).

CEO i Tesla, Elon Musk, i cili po përpiqet të blejë Twitterin, ka shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të llogarive false dhe ka propozuar një goditje ndaj llogarive të rreme, raporton nypost.

Musk beson se 20 për qind e të gjitha llogarive në Twitter janë të rreme dhe u zotua se nuk do të vazhdojë me blerjen prej 44 miliardë dollarësh të gjigantit të mediave sociale derisa çështja të zgjidhet.

“Oferta ime bazohej në faktin se dosjet e SEC të Twitter ishin të sakta”, tha Musk.

CEO i Twitter, Parag Agrawal, iu kundërpërgjigj njeriut më të pasur në botë, duke thënë se gjigandi dixhital pezullon mbi gjysmë milioni llogari të padëshiruara çdo ditë dhe bllokon disa milionë llogari që dyshon se mund të jenë spam.

SparkToro përdori të njëjtin auditim për vetë Muskun dhe zbuloi se gati 70.2 për qind e 93.3 milionë ndjekësve të Muskut në Twitter ishin të rremë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat