Elon Musk i kërkoi stjuardesës marrëdhënie seksuale, kompania e tij bleu 250 mijë dollarë heshtjen e saj – por u zbulua gjithçka

Teknologji

Elon Musk i kërkoi stjuardesës marrëdhënie seksuale, kompania e tij bleu 250 mijë dollarë heshtjen e saj – por u zbulua gjithçka

Më: 21 maj 2022 Në ora: 07:27
Elon Musk

Miliarderi amerikan Elon Musk kishte kërkuar të ketë marrëdhënie seksuale me një punonjësve të Space X, të cilës i ka paguar 250 mijë dollarë që të mos flet për këtë çështje në publik.

Megjithatë një gjë e tillë është zbuluar. Orëve të fundit, Musk ka shkruar në Twitter për sulmet “politike” që po i bëhen, duke pranuar se është i dhënë pas Partisë Republikane.

E stjuardesa e SpaceX ka thënë se Elon Musk i kishte kërkuar seks – duke e dëshmuar këtë edhe me dokumente. Madje kompania kishte paguar 250 mijë dollarë që ta heshtë atë.

Stjuardesa ka theksuar se Musk i kishte kërkuar “të bëjë më shumë”, gjatë masazhit. Miliarderi ia kishte treguar organin gjenital – duke i thënë se do t’i blejë një kalë.

E pasi që e kishte raportuar rastin në SpaceX, kompania e Musk i kishte paguar 250 mijë dollarë si pjesë e një marrëveshje që do ta blinte heshtjen e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat