WhatsApp në tetor i jep fund përkrahjes teknike për iOS 10 dhe iOS 11

Teknologji

WhatsApp në tetor i jep fund përkrahjes teknike për iOS 10 dhe iOS 11

Më: 23 maj 2022 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

WhatsApp synon të ndërpresë përkrahjen për sistemin operativ iOS 10 dhe iOS 11 gjatë tetorit të këtij viti.

Kjo lëvizje e Apple është paralajmëruar përmes njoftimeve që shfaqen me rastin e instalimit të versionit më të ri iOS, e që tregojnë se përkrahja për iOS 10 dhe 11 do të ndërpritet më 24 tetor.

WhatsApp rekomandon iOS 12 si opsion për përdoruesit e iPhone. Ndërkaq ata që vazhdojnë të përdorin iPhone 5s, iPhone 6 apo iPhone 6s, akoma do të mund të përdorin aplikacionin, por përdoruesit e iPhone 5 dhe 5c do të duhej të mendonin për një pajisje të re.

Këto pajisje janë pothuajse 10 vite të vjetra, kështu që lëvizja e WhatsApp sigurisht nuk do të ndikojë shumë tek përdoruesit.

Miliona njerëz në mbarë botën, sot përdorin WhatsApp për komunikim me miqtë dhe familjarët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat