Qualcomm do të prezantojë Snapdragon 8 Gen 3 më 24 tetor

Teknologji

Qualcomm do të prezantojë Snapdragon 8 Gen 3 më 24 tetor

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Qualcomm konfirmoi datën e shpalljes për çipin Snapdragon 8 Gen 3, i cili premtohet të ketë një rritje të konsiderueshme në performancë dhe efikasitet të energjisë në krahasim me paraardhësin e tij.

Kompania do të prezantojë SoC-në e re kryesore më herët se zakonisht, me datat që priten të jenë mes 24 dhe 26 tetor.

Sipas traditës, Qualcomm do të mbajë një Samit Snapdragon në Maui, Hawaii, por këtë herë do të jetë rreth një muaj më herët se vitin e kaluar, përcjell Telegrafi.

Sipas informatave që GSM Arena thotë se i ka momentalisht, çipi do të shfaqë një arkitekturë të re 1+5+2 në vend të 1+2+2+3 të përdorur në seritë Snapdragon 8 Gen 1 dhe Gen 2.

SoC thuhet se funksionon me bërthamën kryesore 1x Cortex-X4 të çiftuar me 5x bërthama Cortex-A720 dhe 2x Cortex-A520 dhe një GPU Adreno 750, duke premtuar një rritje të konsiderueshme të performancës. Paketa CPU gjithashtu do të përditësojë cache-in e saj L3 nga 8MB në 10MB.

Digital Chat Station, një informator i njohur kinez, pretendon se seria Xiaomi 14 do të jetë e para që do të përdorë çipin e ri kryesor të Qualcomm në nëntor me seritë vivo X100, seritë iQOO 12, seritë Redmi K70, OnePlus 12 dhe Realme GT5 për të ndjekur rrugën e Xiaomi në muajt vijues. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat