Honor ka njoftuar një risi të fuqishme që do të debutojë me serinë e re të telefonave Honor 400 dhe Honor 400 Pro.
Bëhet fjalë për funksionin “Foto në Video” me inteligjencë artificiale, i zhvilluar në bashkëpunim me Google Cloud,.
Ky funksion u lejon përdoruesve të shndërrojnë fotografitë statike në video të shkurtra të gjeneruara nga AI, duke sjellë në jetë kujtimet e vjetra.
Gjithçka do të jetë e integruar në aplikacionin “Gallery”, ku përdoruesit do të gjejnë ikonën “AI Image to Video” në krye të ekranit.
Honor synon që seria 400 të jetë “telefoni më i mirë me kamera AI në segmentin e tij të çmimit”.
Ky është një hap i rëndësishëm, pasi për herë të parë një prodhues smartphone-sh ofron një funksion të tillë pa pasur nevojë për aplikacione të jashtme.
Telefoni pritet të prezantohet më 22 maj në një ngjarje zyrtare në Londër, ku do të zbulohen modelet standarde dhe
Pro. Gjithashtu, Honor mund ta sjellë këtë funksion edhe në modelet flagship si Magic7 Pro dhe Magic V3 në të ardhmen.