​GTA 6 po sjell dinamika të reja, në të njëjtën kohë dhe problematika në internet

Teknologji

​GTA 6 po sjell dinamika të reja, në të njëjtën kohë dhe problematika në internet

Më: 25 shtator 2026 Në ora: 22:54
​GTA 6

Është koha që loja “Grand Theft Auto 6” të zë vend në ekranet e dashamirësve të saj. E me versionin e ri, GTA 6 po sjell mjaft konflikte në internet.

Producentët e video lojës, Studio Rockstar North, së fundmi u rikujtoi aktorëve të lojës që të mos flasin për përfshirjen e tyre në projekt apo të ndajnë histori të tipit “si e mora rolin” përpara se të dalë loja, duke i kufizuar intervistat zyrtare me kastin. Ndërkohë, ata kanë konfirmuar një sistem krejtësisht të ri për përshtatjen e animacioneve.

Bashkëdrejtuesi i studios, Rob Nelson, tha në një intervistë për IGN se ekipi po ndien presionin e madh që vjen nga trashëgimia gati 30-vjeçare e serisë, duke e përshkruar titullin e ri si “një hap përpara në çdo aspekt”.

Me atë që dihet, pamjet nga sesionet praktike tregojnë një nivel të jashtëzakonshëm ndërveprueshmërie brenda lojës, duke e bërë më argëtues për publikun, ndërsa avancimi ka shkuar deri në atë pikë ku personazhe si Jason mund të rruajnë mjekrën para pasqyrave.

Më tej, publiku aktiv i lojës mund të ndjekin lidhjen mes personazheve si Jason dhe Lucia përmes një sistemi dinamik romance, i cili mund të luhet si një marrëdhënie romantike ose si një partneritet miqësor.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen mbi të gjitha është dyshimi i vajzave tek partnerët e tyre. Personazhi Lucia, e cila paraqet një vajzë shumë joshëse, do të ketë nevojë për përkujdesje. Ky fakt ka ngritur shqetësim tek vajzat të cilat janë të bindura se partnerët e tyre do të kalojnë më shumë kohë duke u kujdesur për dukjen e “vajzës virtuale” sesa me të dashurat reale.

“Grand Theft Auto 6” pritet të lansohet më 19 nëntor të këtij viti për PlayStation 5 dhe Xbox Series X/S.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat