Në konferencën PRIME, profesori dhe studiuesi Dominik Kanbach ka prezantuar temën “Two Steps Forward and No Stepping Back”, me fokus në sipërmarrjen strategjike si shtytës të transformimit të dyfishtë.
Gjatë prezantimit të tij, Kanbach ka folur për zhvillimet aktuale në transformimin digjital, duke theksuar ndikimin gjithnjë e më të madh të inteligjencës artificiale.
“Më pas do të fokusohemi pak te krahu i veçantë i transformimit digjital, i cili, jo çuditërisht, dhe këtë e pamë edhe dje gjatë diskutimit në panel, aktualisht është shumë i ndikuar nga inteligjenca artificiale”, ka thënë Kanbach.
Ai ka thënë se qëllimi i prezantimit të tij është të reflektojë mbi sipërmarrjen strategjike dhe ta lidhë këtë temë me zhvillimet e fundit që po ndikojnë në transformimin e dyfishtë.
“Dua të flas pak për sipërmarrjen strategjike si shtytës të transformimit të dyfishtë. Kur pashë moton e konferencës sonë dhe fokusin e saj, si dhe larminë e prezantimeve që pamë dje dhe që shohim sot, vendosa të mos fokusohem në një projekt specifik kërkimor, por të reflektoj mbi këtë temë nga këndvështrimi im dhe ta lidh atë me zhvillimet aktuale dhe të fundit që po ndikojnë në atë se çfarë po ndodh në botën e transformimit të dyfishtë”, tha ai.
Kanbach gjatë prezantimit po trajton edhe raportin ndërmjet strategjisë, sipërmarrjes dhe sipërmarrjes strategjike, duke argumentuar se këto koncepte duhet të shihen së bashku në kuadër të ndryshimeve që po ndodhin në botën e biznesit dhe teknologjisë.