Zbulohen detaje të reja për iPhone 7

Teknologji

Zbulohen detaje të reja për iPhone 7

Më: 18 qershor 2016 Në ora: 17:36
iPhone 7

Sipas disa fotove të lëshuara në internet, pritet që iPhone 7, i cili do të lansohet së shpejti, do të ketë pullën ‘home’ të ndjeshme në prekje.

Nëse të dhënat e deritashme dalin të jenë të sakta, pulla e rrumbullakët do të jetë e ndjeshme në prekje në versionin 7 të iPhone.

IPhone-ët e rinj pritet të kenë një numër risish në krahasim me modelin e fundit, duke përfshirë kështu edhe procesorin A10 dhe kapacitet të zmadhuar të RAM memories.

Në të njëjtën kohë, iPhone 7 pritet të paketojë edhe një sërë tiparesh të reja siç janë ekrani më i zhvilluar, forma më e hollë dhe kamera me kapacitet më të lartë, raporton Tech Radar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat