Rrjetet sociale pushtohen me #PrayForNice

Teknologji

Rrjetet sociale pushtohen me #PrayForNice

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 10:40
Pray#for#Nice

Mijëra njerëz nga anë e mbanë bota kanë filluar të solidarizohen me viktimat e sulmit terrorist të natës së kaluar në Nice duke e përdorur hashtag-un #PrayForNice.

Të famshëm botërorë, politikanë dhe njerëz të thjeshtë i kanë pushtuar rrjetet sociale Facebook, Twitter dhe Instagram për të nderuar dhe shprehur përkrahjen ndaj viktimave të vrara dhe të lënduara.

Sipas Daily Mail, ata gjithashtu me anën e hashtag-ut #PrayForNice kanë bërë thirrje për ndërprerjen e tmerreve të tilla, transmeton KosovaPress.

Në mesin e emrave që janë solidarizuar me viktimat është dhe DJ francez David Guetta, Simon Cowell, Justin Timberlake, Khloe Kardashian, Paris Hilton etj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat