Marrëveshje bashkëpunimi mes Twitter dhe NBA

Teknologji

Marrëveshje bashkëpunimi mes Twitter dhe NBA

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 21:27
Ilustrim

Twitter dhe NBA kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi, sipas të cilës, në rrjetet sociale do të pasqyrohen direkt programet origjinale të ligës amerikane të basketbollit, sipas një njoftimi të shpërndarë të martën, që theksonte se nuk do të këtë transmetim të ndeshjeve.

Sipas marrëveshjes, do të ketë një emision para ndeshjes në të gjitha rrjetet sociale të Twitter.

Para nisjes së sezonit 2016-17, NBA do të ketë një tjetër emision që do të jetë ekskluziv në Twitter.

“Ne jemi entuziast për vazhdimin e bashkëpunimit me Twitter, që do të ketë destinacion final pasqyrimin e eventeve sportive direkt”, u shpreh padroni i NBA, Adam Silver, nëpërmjet një njoftimi shtypi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat